Petkovic: Vetëm ky lojtar i Shqipërisë do të mund të luante për Zvicrën

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka thënë se kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, është i vetmi nga lojtarët kuqezi që do të luante rregullisht për helvetët.

Nga të gjithë lojtarët e Shqipërisë, vetëm Lorik Cana do të kishte vend në formacionin e Zvicrës sipas selektorit Petkovic.

“Kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana ka luajtur për mua në Lazio dhe kjo është arsyeja që unë jam takuar shpesh me De Biasin”, tha ai.

“Cana ishte i vetmi shqiptar që ka luajtur për mua në Lazio, por edhe është lojtari i vetëm i Shqipërisë që do të kishte një vend të rregullt në ekipin tim”, deklaroi Petkovic për ‘Blick’, transmeton Telegrafi