Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Pësoi tronditje në ndeshjen ndaj Ballkanit, kjo është gjendja e Labinot Ibrahimit

Malisheva ka regjistruar një fitore shumë rëndësishme në BKT Superligën e Kosovës pasi e ka mposhtur liderin e tabelës Ballkanin me rezultat 2-0 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën.

Këtë fitore kaq të rëndësishme e zbehu një moment i trishtë kur në pjesën e dytë të ndeshjes pas një dueli me njërin prej lojtarëve të Ballkani, Labinot Ibrahimi pësoi një lëndim dhe tronditje duke mbetur i shtrirë për disa minuta në fushë.

Duke parë këtë situatë, Ibrahimi është vizituar nga drejtori i shëndetësisë së Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ai për KosovaPress ka treguar se Ibrahimi ka pësuar një tronditje gjatë atij dueli, por fatmirësisht nuk ka ndonjë lëndim shumë serioz dhe se lojtari tani do të lirohet për në shtëpi.

“Sapo dola nga spitali, ka pasur tronditje, por pas ekzaminimeve mjekësore shihet se çdo gjë është në rregull dhe ai po lirohet nga spitali”, ka thënë Berisha për KosovaPress.

Ndryshe, pas 24 xhirove Malisheva ka mbledhur 29 pikë dhe renditet në vendin e shtatë në tabelë./Kosova Press/

Grumbullimi i Kombëtares U-17, talentet e rinj: Kënaqësi që luajmë për Shqipërinë

Legjenda Kujtim Shala flet për zgjedhjet në FFK dhe përkrah hapur këtë kandidat

Reklama