Pesëshja më e mirë e javës dhe MVP në konkurrencën e femrave në Superligë

Të premten u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Femra.

Penza-Bashkimi u cilësua si kryendeshja e kësaj jave, ndeshja e cila u fitua nga Bashkimi me rezultat 58:93.

Për fitoren e Bashkimit më së shumti kontribuuan Sarah Mgbeike me 20 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime si dhe Arbnore Përçuku e cila shtoi 14 pikë, 4 kërcime dhe 10 asistime.

Ndeshje teje interesante u zhvillua edhe mes Peja 03-Trepça, ku triumfoi Peja 03 me rezultat 84:68.

Saranda Daci dhe Sianni Martin u dalluan më së shumti për këtë fitore të Peja 03. Daci pati 19 pikë, 10 kërcime dhe  5 asistime kurse Martin 20 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Xhiro e pestë përfundoi me ndeshjen Prishtina- United Basketball, e cila u fitua lehtësisht nga Prishtina me rezultat 89:56.

Më e mira tek Prishtina ishte Asiana Johnson me 19 pikë, 12 kërcime dhe 9 asistime.

Saranda Daci më e mira e kësaj jave.

Daci ishte më e dalluara në fitoren e Peja 03 ndaj Trepçës me 19 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime. Peja 03 triumfoi ndaj Trepçës me rezultat 84:68.

 

Pesëshja dhe MVP i xhiros së shtatë në Superligë

U17/ Kosova pëson edhe ndaj Anglisë