Pesëshja dhe MVP i xhiros së katërt në Superligë

Në javën e katërt të Prince Caffe Superligës u zhvilluan përballje interesante.
Peja vazhdon të jetë e pamposhtur në elitën e basketbollit, njëherësh skuadra e vetme në Superligë pa humbje.Verdhezinjtë në këtë xhiro kanë mundur Golden Eagle Yllin, ku në derbi lojtari më i dalluar ishte Justin Davis i Pejës. Davis e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 27 pikë e dhjetë kërcime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 26 apo më të lartën në këtë sfidë dhe duke u shpallur MVP i javës së katërt, që është hera e parë për të në këtë edicion që shpallet MVP.
Skuadra e Bashkimit e drejtuar nga Edin Kërveshi, pas humbjes befasuese nga Istogu në xhiron e kaluar i është kthyer fitores duke e mposhtur Prizrenin. Bashkimi ka triumfuar në derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 82:68 (25:19, 18:14, 20:17, 19:18).
Prishtina tregoi forcën e vërtetë duke krijuar dallim të madh në rezultat dhe mori fitorën e tretë sezonale kundër Istogut me rezultat 70:92 (15:22, 23:19, 14:29, 18:22).
Mitrovicasit kanë mundur Vëllaznimin me rezultat 91:67 (23:17, 19:21, 18:14, 31:15). Trepça ka tri fitore e një humbje, kurse Vëllaznimi numëron katër humbje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitë.
Top 5
Justin Davis (Peja) 27 pikë, 10 kërcime, / asistime, 26 indeksi
Grant Lozoya (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 22 kërcime, 1 asistim, 28 indeksi
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 19 pikë, 12 kërcime, 6 asistime, 32 indeksi
Dardan Kapiti (Trepça) 13 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi

Ish-selektori i Kosovës: Shaqiri tha më ruaj numrin 10 se unë do të vi

Kosova ka një mundësi të re kualifikimi në Euro 2024