Pesë orët e Ceferin në Tiranë, drekë me Dukën dhe takim me kryeministri

Presidenti i UEFA-s, Alexandër Ceferin do jetë sot në Tiranë për një vizitë disa orësh pune.

E programuar për të hënën, vizita e Ceferin vjen me tre ditë vonesë për shkak të agjendës së ngjeshur të kreut të UEFA.

Slloveni do ketë një takim personal me kryeministrin Edi Rama dhe një drekë pune me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Gjithashtu vizita në shtëpinë e futbollit është një nga pikat e agjendës së kreut të UEFA.

Zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, tensionimi i situatës para Asamblesë Zgjedhore për presidentin e FSHF-së dhe finalja e Conference League, pritet të jenë disa nga temat e diskutimit mes palëve.

Agjenda e kreut të UEFA:

12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – Drekë me presidentin e FSHF-së Armand Duka
15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – Vizitë në FSHF
18:00 – Largimi nga Tirana

Albert Dabiqaj flet për atmosferën tek Gjilani: Premtojmë angazhim maksimal në objektivat që kemi

Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, sulmuesi kuqezi pranon ofertën e kësaj skuadre