Pesë ndeshje, pesë humbje – a do të largohet Ajet Shosholli?

Pesë ndeshje, po aq humbje. – Ky është bilanci i Trepçës këtë vit, përfshirë edhe takimin e Digit Alb Kupës.

Mirëpo, pavarësisht këtyre rezultateve, trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, e ka besimin e plotë të kryesisë së klubit.

Kështu thotë nënkryetari i Trepçës, Avni Haxhiu.

“Ai ende e ka besimin e plotë te ne, edhe pse po shihet se diçka nuk po funksionon. Ajeti po e bën punën e tij maksimalisht, pa u kursyer. Unë mendoj se ai do të bëj ndryshimin e duhur dhe do të reflektojë pozitivisht në ditët në vazhdim”, deklaroi Haxhiu për GazetaOlle.com, duke paralajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje nesër.

Trepça të dielën pret Vëllaznimin. Momentalisht, mitrovicasit janë të fundit në renditje, me vetëm 15 pikë. (Gazeta Olle)