Pesë ndeshje këtë xhiro, asnjë gabim nga gjyqtarët.
Xhiro e 13-të do të mbahet mend ndoshta për një kohë të gjatë, pasi skuadrat dhe trajnerët nuk janë ankuar pas ndeshjeve për gjykimin e gjyqtarëve, shkruan Gazeta OLLE.
Në pesë ndeshje u dhanë kartonë të kuq, penallti, por asnjë nga këto vendime në fund nuk u kontestua, përkundrazi, u pranuan me sportivitet.
Me këtë ritëm, cilësia e gjyqtarëve vetëm rritet dhe Superliga e Kosovës bëhet gjithnjë e më e pasur.