Sot u zhvilluan pesë ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës.
Në Grupin A, në program ishin tri takime interesante, shkruan Gazeta Olle.
Liria ka shënuar fitore minimale 1-0, ndaj Phoenix, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme.
Fitore realizoi edhe Drenasi, duke mposhtur rivalin direkt për mbijetesë, Besën me rezultat të pastër, 2-0.
Ndeshja e fundit e Grupit A i takoi Istogut, të cilën shënuan fitore 1-0 në udhëtim te Rahoveci.
Në Grupin B, Fushë Kosova ka mposhtu Arbërinë me rezultat të pastër, 2-0.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, 2 Korriku u befasua në shtëpi nga Kika, duke pësuar 1-2.
/Gazeta Olle/