Pesë muaj pas transferimit, FC Ferizaj ndan rrugët me mbrojtësin e majtë

Pesë muaj pas transferimit te Ferizaj, klubi ka njoftuar për largimin e futbollistit Gentian Emini. 

FC Ferizaj njofton se ndarja me mbrojtësin e majtë ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Ollle.

“Faleminderit për kontributin Gentian Emini. FC Ferizaj njofton se me marrëveshje të dyanshme është bërë shkëputja e kontratës me mbrojtësin e majtë, Gentian Emini”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit.

25-vjeçari më parë karrierë ka bërë tek Ulpiana dhe Arbëria. /Gazeta Olle/

Gjithë lojtarët e Superligës kushtojnë mbi 25 milionë euro, renditja e klubeve më të vlefshme

Kroaci – Belgjikë, formacionet zyrtare