Pesë lojtarë debutuan me gola për skuadrat e reja në javën e parë të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Madje, në takimin Drita – Trepça ’89 (3:2), të tre golat për vendasit i shënuan lojtarët që u transferuan në dimër. E nisi Armend Kastrati, e vazhdoi Alban Shillova, kurse e mbylli Mensur Limani.
Një ditë më pas, Dren Gashi debutoi me gol në fitoren e Drenicës 1:0 ndaj Hajvalisë.
Ndërkohë, debutim me gol bëri edhe njëri nga përforcimet e Prishtinës. Ishte ky Bashkim Shala që shënoi në fitoren 2:0 në udhëtim ndaj Vëllaznimit.
Debutuesit me gola:
Alban Shillova (Drita)
Armend Kastrati (Drita)
Mensur Limani (Drita)
Dren Gashi (Drenica)
Bashkim Shala (Prishtina)