Pesë gola në gjysmëfinale dhe gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit, ja si shkoi takimi në kryeqytet

Llapi ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”. 

Llapjanët e mposhtën Prishtinën në kryeqytet me rezultat 2-3 në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Goli i parë erdhi në minutën e gjashtë. Ishte Januzi ai që i kaloi mysafirët në epërsi dhe me epërsinë minimale u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Januzi shënoi edhe njëherë në minutën e 59′ dhe pas tre minutave asiston për golin e tretë të Llapit, i cili u shënua nga Shabani.

Kur u mendua se u përshëndetën nga finalja, në skenë dolën Prapashtica dhe Pefqeli të cilët shënuan në minutat 66′ dhe 90′.

Me këto dy gola, klubi nga kryeqyteti mund të ëndërrojë për një rikthim në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet pas dy javësh.

/Gazeta Olle/