Pesë ekipe të Superligës pas ‘xhevahirit’ të Hajvalisë, lojtari i zbulon dy emra

Trajnerët e ekipeve të mëdha evropiane kur t’i kenë nga dy ndeshje në javë, ndodh që të bëjnë rotacione duke i pushuar lojtarët kryesorë, po kjo nuk ka ndodhur me talentin gjilanas, Edison Kçiku.

18-vjeçari në një bisedë për Gazeta e Re, ka treguar për sezonin e tij të mbingarkuar me juniorët dhe me ekipin e parë me Hajvalinë, si dhe për ofertat e shumta që i ka në këtë afat kalimtar të verës.

kciku

Kçiku ka arritur të shënojë pesë gola për ekipen e parë dhe 18 gola për juinorët, ku për këtë gjë i falenderon dy trajnerët Emin Bajramin dhe Agim Maliqin, që i kanë dhënë hapësirë për t’i treguar aftësitë e tij.

Hajvalia

Ndryshe, ai ka treguar se tashmë është një lojtar i lirë dhe nuk ka kontratë me Hajvalinë, teksa pesë skuadra të Vala Superligës po interesohen për të.

“Jam i lirë, nuk kam kontratë. Kam oferta, por jam duke shikuar për jashtë Kosovës, nëse nuk arrihet diçka konkrete jashtë, do vazhdoj në ndonjërin klub në Kosovë”, ka potencuar 18-vjeçari.

hajvalia

“Kam oferta nga 5 klube deri tash nga Superliga e Kosovës, ndër to janë edhe Gjilani dhe Drita. Do të shkoja te ajo skuadër e cila do të dija se mund të kem minutazh të madhe”, ka përfunduar Kçiku.