Pesë dënime njëvjeçare për kurdisjen e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia Pozheran

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës të premten vendosi dënimet për të përfshirët në kurdisjen e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia Pozheran.

Pikërisht komisionet e FFK-së, ai i garave dhe disiplinori vlerësuan se kjo ndeshje e Ligës së Parë të Kosovës në futboll ishte e kurdisur.

Zyrtari i Vllaznisë së Pozheranit, Agon Pira, është dënuar me një vit ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub, njëjtë si Meriton Isufi, zyrtar i Ulpianës.

Futbollistët e Ulpianës, Samet Rexhepi, Ridon Llugiqi e Gentian Emini janë dënuar me një vit moslojë.

Shkëlqeu ndaj Liverpoolit, Berat Gjimshiti zgjidhet më i miri në Europa League

Hendbollistët e zhvillojnë xhiron e fundit