Përzgjedhësi rehaton djemtë e trajnerëve!

Lista e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll kundër Italisë ka ngjallur reagime te disa hendbollistë, por më i zëshmi ka qenë Enis Kastrati, lojtar me përvojë i Besa Famiglia nga Peja, kampion në fuqi dhe i Kupës së Kosovës. Kastrati ka drejtuar akuza në drejtim të përzgjedhësit Alfred Llazari, se ka ftuar hendbollistë për ndeshjen me Italinë që nuk kanë pasur më shumë se dy-tri ndeshje në pjesën e dytë të kampionatit. Ai tha se diçka nuk është në rregull dhe kjo sipas tij shihet edhe nga aeroplani.

“Është për t’u çuditur kur dëgjon se ka diçka në rregull, sepse gjëra jo të rregullta ka plotë. Së pari Liga e Kosovës është në nivelin më të dobët të mundshëm qysh në xhirot e para të edicionit, jem shpall kampion, sepse s’ka konkurrencë e shumë e shumë gjëra tjera. Jemi federata e vetme në Kosovë që nuk sponsorë të ligës. Përzgjedhësi po rehaton djemtë e trajnerëve”, ka thënë Enis Kastrati për ‘Bota Sot’.