Përzgjedhësi Nees publikon listën e Dardanëve U21 për ndeshjen kundër Anglisë

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropianin 2023 kundër Anglisë.

Ndeshja e zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes. Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator.

Gjashtë futbollistë të ftuar nga Nees luajnë në Kosovë, e një tjetër në Superioren e Shqipërisë.

Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë në Evropë.

/Gazeta Olle/

FIBA përgëzon FBK-në për organizimin me sukses të Evropianit në Prishtinë

Kosova U21 e publikoi listën, ky është numri i futbollistëve të ftuar nga kampionati vendor