Përzgjedhësi i Uellsit kështu i akuzon lojtarët e Real Madridit për Balen

Real Madrid është akuzuar nga përzgjedhësi i Uellsit, Chris Coleman në lidhje me yllin e tij Gareth Bale.

Bale ka zhvilluar një sezon të trazuar të në Madrid, ndërsa Reali nuk arriti të fitojë asgjë duke i kushtuar me punë trajnerit Carlo Ancelotti.

Përzgjedhësi i Uellsit, Coleman, i cili kaloi një kohë në Spanjë me Real Sociedad në 2007-08, ka dalë në mbrojtje të Bale, duke pretenduar se bashkëlojtarët nuk janë duke bashkëpunuar me të.

“Ai u kritikua rëndë pas ndeshjes së parë kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por unë jam duke parë që ai buk është duke e marrë topin kur është në pozita të mira nga lojtarë të caktuara”, u tha ai gazetarëve.

“Asistenti im Osian Roberts më thirri mua dhe unë i thashë atij: “Unë e di se çfarë do të thonë, ata nuk janë duke i pasuar atij topin”.