Përzgjedhësi i Spanjës: Kujdes Shqipërinë, janë shumë të rrezikshëm

Spanja është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024. Aty ku bëjnë pjesë edhe Italia e Kroacia.

Trajneri i kombëtares iberike, Luis de la Fuente komentoi sërish shortin, duke theksuar se kuqezinjtë e Sylvinhos nuk duhen nënvlerësuar aspak.

Të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse.

Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim.

Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme.

Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u shpreh 62-vjeçari spanjoll.

Shqipëria debuton në datën 15 qershor përballë Italisë në Dortmund. Katër ditë më vonë është radha e derbit ballkanik me Kroacinë (Dusseldorf).

Xhaka me skuadër po stërviten në shtëpi shkaku i telasheve financiare

Chelsea ka oferta për Brojën, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e shqiptarit