Përzgjedhësi i Kroacisë e largon pikëpyetjen e madhe të merkatos para ndeshjes me Kosovën

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Çaçiq, beson se Ivan Perisic nuk do të lëvizë nga Interi këtë verë.

Çaçiq në konferencë për shtyp, ka deklaruar se Perisic është i lumtur te Inter.

Kroati gjatë gjithë verës, ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United.

“Kam folur me Ivan Perisic, ai është i lumtur te Interi”, ka deklaruar Çaçiq.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kroacisë e drejtuar nga Çaçiq e sfidon Kosovën më 2 shtator në stadiumin ‘Maksimir’ në Zagreb në për ty sfidën e radhës eliminatore të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.