Përzgjedhësi i Kosovës: “Shqipëria ka luajtur me ekipe të Ligës së katërt”

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ishte i pranishëm në takimin e sotëm, Drenica – Hajvalia. Pas ndeshjes ai foli për dy ndeshjet miqësore, të aranzhuara nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova do të luajë në mars me skuadrat gjermane të Bundesligës 1, Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt. “Edhe Shqipëria ka luajtur me ekipe, madje të Ligës së Katërt. Për ne është e rëndësishme të luajmë, pavarësisht kundërshtarit, pasi kemi nevojë të luajmë që të komponohemi sa më mirë”, deklaroi Bunjaku për Gazetën Olle.

“Kemi dy ekipe shumë të mëdha si Frankfurti e Werderi dhe kjo do të na shërbejë shumë”, shtoi ai.

Sipas tij, nuk pritet të ketë ndonjë risi, pasi Përfaqësuesja është në fazën e komponimit.

Sa i përket ndeshjes që përcolli sot, ishte i shkurtër.  “Ndeshja ndermjet Drenicës e Hajvalisë ishte tipike kampionale. E kam pritur një ndeshje të tillë”. (Gazeta Olle)