Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Simitçiu: Short i vështirë, por duhet të luftojmë për kualifikim

Dardanët e futsallit të drejtuar nga Arben Simitçiu në short janë tërhequr në Grupin C dhe do të kenë punë me Armeninë, Bullgarinë dhe Skocinë.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në muajin prill në Bullgari.

Sipas rregullores tutje kalojnë dy skuadrat e para të çdo grupi. Lidhur me shortin e sotëm përzgjedhësi Simitçiu për faqen zyrtare të FFK-së theksoi se shorti nuk ka qenë i lehtë për Dardanët, por se do të bëhet çmos për ta kaluar këtë fazë të garave.

“Grupi është i vështirë por realisht çdo grup është i fortë, sepse sot futsalli në të gjitha shtetet e Evropës është ngritur në kualitet dhe ekipet janë shumë të mira. Për mendimin tim Armenia është ekipi më i fortë në grup, pasi ka 3-4 brazilianë të natyralizuar në ekip”.

“Po ashtu edhe Bullgaria është ekip i mirë që do të pretendojë ta kalojë grupin, duke e shfrytëzuar edhe faktorin e terrenit vendës, teksa duhet vlerësuar edhe kualiteti i Skocisë”.

FutsalPlanet News

“Sidoqoftë, plani ynë është i qartë, bashkë me Dardanët e Kombëtares do të bëjmë çmos për ta kaluar grupin dhe të kualifikohemi në ‘Main Round’”, ka thënë Simitçiu.

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti në shekullin 21

Pas 17 ndeshjeve Prishtina më afër fundit se sa kreut