Abrashi lëndohet përsëri, do t’i mungojë Shqipërisë në ndeshjet e tetorit

Amir Abrashi nuk po bëhet rehat me lëndimet e shpeshta që po e ndjekin.

Mesfushori shqiptar ishte ndër më të mirët në ndeshjet e muajit shtator për Kombëtaren e Shqipërisë në sfidat ndaj Hungarisë e Polonisë, derisa me San Marinon nuk luajti shkaku një shqetësimi.

Gjakovari ishte kthyer në Zvicër tek skuadra e tij Grasshoppers ku është edhe kapiten i këtij klubi të madh zviceran.

Pas 18 ditësh mesfushori i Grashoppersit ishte i gatshëm për ndeshjen e kampionatit ndaj Luganos.

Një kohë rekord rikthimi, ku kujtojmë edhe thënien e trajnerit të skuadrës ku aktivizohet shqiptari i cili tha se Abrashi ka mish shqiptari dhe shërohet më shpejt.

Kapiteni i Grashoppersit futet në fushën e lojës në minutën e 63-të dhe zhvillon një ndeshje të mirë.

Pas ndeshjes ai ka ndjerë përsëri shqetësime te kofsha e djathtë dhe ditën e djeshme pas ekzaminimeve mjekësore të bëra, në faqen zyrtare të klubit zviceran njoftohet se Abrashi ka një problem te fibrat e muskujve të kofshës të djathtë dhe do të mungojë deri në gjashtë javë.

 

Ky është një lajm shumë i keq për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja i cili nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit kryesor për dy sfidat e tetorit.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë e zhvillojnë në udhëtim te Hungaria me 9 tetor, derisa tri ditë më vonë presin Poloninë.

Historia e veçantë e futbollistit të Malishevës, Ronald Sobowale: Kushëri i Alabas, ka luajtur te Chelsea dhe Middlesbrough

Batatina nuk dorëzohet: Do të rikthehemi më të fuqishëm