Përzgjedhësi feston me Drenicën

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka qëndruar dje në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj.

Bunjaku ndoqi nga afër sfidën mes skuadrës nga vendlindja e tij, Drenica dhe asaj të Hajvalisë.

Drenica e fitoi këtë takim 1:0, teksa pas sfidës Bunjaki u ‘qarros’ për këtë fitore nga vendasit.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës së shpejti do të luajë dy ndeshje miqësore me dy klube nga Gjermania, Eintracht Frankfurt e Werder Bremen, transmeton gazetaekspress.