Përzgjedhësi Dion Pllana grumbullon u-16 në kombëtaren e Kosovës

Të mërkurën është grumbulluar Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve.

Në grumbullim kanë qenë të pranishëm basketbollistët që luajnë në Kosovë, derisa më pas do të ju bashkohen edhe ata që luajnë jashtë vendit.

Stërvitjet janë udhëhequr nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dion Pllana.

Grumbullimi i ardhshëm do të jetë javën e ardhshme, ndërsa deri gjatë verës do të ketë grumbullime të tjera për të qenë sa më të gatshëm për sfidat në garat evropiane.

Dardanët e rinj janë në grup me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Divizioni C do të zhvillohet në Durrës të Shqipërisë.

 

A jeni gati për përballjen më të madhe në CS2?

Malisheva – Llapi, merret vendimi edhe nga Komisioni i shkallës së dytë