Përzgjedhës i Kosovës U21, Nees ankohet për mungesë të lojtarëve të rinj në Supeligë

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Michael Nees i është gëzuar ndeshjes dhe fitores së parë në ndeshje zyrtare.

Shpresat tona fituan me shumë mund ndaj Andorrës me rezultat 2-0, ndërsa Nees u ankua për numrin e pakët të lojtarëve të rinj në Superligë.

“Jemi shteti më i ri në Evropë, ndërsa kemi kampionatin më të vjetër. Ka shumë pak lojtarë të rinj në Superligë për të zgjedhur. Besa kishte shumë, por për fat të keq ra nga elitë”, ka thënë Nees pas ndeshjes.

Para disa vitesh ishte rregulli që një lojtarë i ri të futej në fushë nga fillimi.

Ky rregull ishte hequr me kërkesë e disa klubeve. /Gazeta Olle/