Përveç miqësores me Llapin, Prishtina do të ketë edhe një tjetër test të vështirë

Prishtina zhvillon fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, nga 22 dhe deri më 25 qershor në Shqipëri.

Kampionia e Kosovës po zhvillon fazën përgatitore në qytetin e Gjakovës, dhe ka aranzhuar dy miqësore para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Olle.

“Plisat” luajnë ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit, më 12 qershor në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

Gjatë ditës së sotme, kryeqytetasit kanë njoftuar edhe për ndeshjen e dytë miqësore që do ta zhvillojnë ndaj Shkëndijës, më 16 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Olle/