Përurohet shtatorja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit

Sot është bërë përurimi i shtatores së legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrrit.

Vendosja e shtatores pranë stadiumit të Prishtinës është bërë  pikërisht në ditëlindjen e 61-të të legjendës.

Kjo ceremoni është bërë nën organizimin dhe protokoll të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Zbulimin e shtatores e ka bërë kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, kryetari i tifozëve Dardanët, Luli Berisha dhe djali i legjendës së Fadil Vokrrit, Gramozi.

Shtatorja është vendosur në hyrje të stadiumit i cili gjithashtu mbanë emrin e Fadil Vokrrit.

Deklarata emocionuese e Jadon Sanchos pa zyrtarizimit te Manchester Untied

Vedat Muriqi shënon gol të bukur në miqësore me Lazion