Përurohet shtatorja e Erion Kajtazit, futbollistit të ri që humbi jetën në një ndeshje futbolli

Të dielën në Mitrovicë është përuruar shtatorja e futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.

Shtatorja e Kajtazit është vendosur në afërsi të fushës me bari sintetik, buzë lumit Ibër.

Fusha e mban emrin “Erion Kajtazi”. Një vit më parë Kajtazi vdiq në fushën e lojës në Prizren, derisa ishte duke luajtur për juniorët e Trepçën ’89. Vdiq në moshën 17-vjeçare.

Ai ishte prej futbollistëve të rinj më të talentuar në Kosovë, ndërsa ishte në pritje të transferimit tek Anderlechti belg.

Ka luajtur me sukses për grupmoshat e reja të Kosovës.

Në ceremoninë e zbulimit të shtatores ishte ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, udhëheqës komunalë dhe punëtorë të shumtë sportivë e sportistë. /Gazeta Olle/

Broja aktivizohet në fitoren e Chelseat

Florent Muslija shënon golin e fitores dhe shpallet lojtar i ndeshjes