Përurohet Pishina Gjysmë Olimpike “Zenit” në Besi

Për notarët e kryeqytetit më në fund janë krijua kushte më të mira për stërvitje në ambiente të mbyllura. Në praninë e shumë të ftuarve, sportistë, drejtues të sportit, në Shkollën fillore dhe të mesme Zenit në Besi është bërë përurimi i Pishinës Gjysmë Olimpike.

notii
Fillimisht Jonuz Salihu, drejtor i kësaj shkolle i njohu mysafirët dhe të pranishmit për puën që bëhet në këtë shkollë, duke theksuar se pas përpjekjeve të parreshtura po realizohet edhe një projekt për kompletimnin e ambienteve sportive. Pishina sportive është Gjysmë Olimpike me gjatësi 25 metra me thellësi 2,5 metra me 6 koorsi dhe ka një kapacitet prej 150 ulëse për publikun. Pos pronarit të kësaj shkolle, Agim Deshishku, një ndihmesë për realizimin e saj përfundimtar të kësaj pishine e ka dhënë edhe Kompania Termopan me drejtuesin e saj, Lulzim Zhdrella.

nottt
Të pranishmit i përshëndeti, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës dhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës. Ata theksuan se ky ambient në këtë shkollë ofron kushte të shkëlqyera për arritjen e edukimit, por pishina që po përurohet do të jetë një ndihmesë e madhe në plan të parë për notarët më cilësorë dhe të gjithë sportistët për arritje të rezultateve kulmore.

not6
Lidhur me ndërtimin e kësaj pishine, Astrit Haliti, që është profesor në këtë shkollë,  shprehet se është i gëzuar që më në fund notarët e kryeqendrës do të kenë mundësi optimale për stërvitje të rregullta. Si rezultat i kësaj është themelua edhe Klubi i Notit Zenit, që shumë shpejtë do të anëtarësohet në Federatën e Notit të Kosovës dhe do të kontribuojë për ngritjen e cilësisë në këtë sport në Kosovë. Noti do të jetë pjesë e programit të edukatës fizike në Shkollën fillore dhe të mesme Zenit në Besi.

not5
Pishina  gjysmë olimpike ka një  sipërfaqe prej 8210 m2.. Është vetmja shkollë në Kosovë që përveç aktiviteteve tradicionale sportive të parapara me plan programin mësimor do të ofroj edhe notin si sport i cili në shumicën e vendeve evropiane është obligativ për fëmijët e të gjitha moshave.