Peru fiton medaljen e bronztë, sonte Argjentina – Kili

Medalja e bronztë në Kupën e Amerikës i ka takuar Perusë, e cila mposhti Paraguajin për vendin e tretë.

Të dyja Përfaqësueset ishin mposhtur në gjysmëfinale nga Kili dhe Argjentina.

Carrillo kaloi peruanët në epërsi në minutën 48, kurse një minutë para fundit të ndeshjes, Guerrero realizoi për 2:0.

Finalja Argjentinë – Kili, luhet sonte nga ora 22:00.