Sevilla dhe Barcelona luajtën 1:1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të La Ligës.Sevilla doli në avantazh me golin e Papa Gomez në minutën e 32-të dhe Ronald Araujo shënoi për Barcelonën në minutën e 45-të.
Te Sevilla, Joules Koundé u përjashtua me karton të kuq në minutën e 64’të, përcjell GazetaBlic Sport.Ndeshja në Sevilla u luajt me shi të dendur dhe në minutën e 68-të u pa një detaj që ngjalli nostalgji te tifozët e Barcelonës.
Kapiteni i Sevillas, Ivan Rakitic ishte në një duel me Abdessamad Ezzalzouli të Barcelonës, pas së cilës përfundoi në tokë.
Ngjarja ka ndodhur para zonës së trajnerit të trajnerit të Barcelonës, Xavi, ish shokut të skuadrës së Rakitic teksa luante për klubin katalanas.
https://twitter.com/hmuforapplepie/status/1473418603341004806
Xavi i zgjati dorën Rakitic dhe e zgjoi Rakiticin duke qeshur. Pasoi një përqafim i shkurtër. Rakitic luajti për Barcelonën nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe fitoi gjithçka me klubin.