Përsëritet finalja Liverpool – Milan!

Ndeshja ndoshta më emocionuese që ka dhuruar ndonjëherë futbolli, Liverpool-Milan do të jetë një lloj përsëritje pas pak muajsh. Drama e Stambollit pritet të rikthehet në një ndeshje miqësore mes dy skuadrave të famshme evopriane me datë 30 prill.

Dy skuadrat janë në përfundim të një marrëveshje për të zhvilluar këtë ndeshje me formacionet e njëjta si në finalen e vitit 2005.

Ajo natë mbahet mend si njëra ndër mbrëmjet më të bukura që ka shijuar futbolli, mbi të gjitha kur e kujtojmë se ishte një finale Championsi.