Përsëri probleme me lëndime te Franca, mbrojtësi nuk stërvit me ekipin

Mbrojtësi francez i krahut të majtë, Theo Hernandez, nuk u stërvit ditën e sotme me shokët e tij të kombëtares, në kampin stërvitor francez të “Katar 2022”.

“Superylli” i krahut të majtë të mbrojtes së Milan kishte disa probleme të vogla me kyçin e këmbës së majtës, por ditën e nesërme Hernandez pritet të kthehet në grup.

Kujtojmë se Franca është përballur me shumë lëndime ku mungojnë yje si: Kante, Pogba, NKuku, Benzema dhe së fundi Coman.

Vëllai i Theos, Lucas Hernandez poashtu u lëndua në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës, ku raportohej se mund të përfundonte edhe karrierën e tij para kohe.

Zbulohen detaje për Superkupën e Kosovës në basketboll, do të mbahet nga 7 deri më 11 dhjetor në kryeqytet

Trajneri i Portugalisë sqaron momentin zëvendësimit të Ronaldos, ai shihej shumë i nervozuar