Përsëri në bankinë, Balo shpërthen në rrjetet sociale

Mario Balotelli ka shpërthyer në rrjetin social Instagram, duke mos e fshehur më dëshpërimin për qëndrimin në bankën rezervë.

“Unë nuk i pëlqej dikujt këtu, por përkundër këtij fakti, jam shumë krenar me këtë skuadër dhe me këta tifozë. Bravo djemë”, shkroi Balotelli, duke e postuar një foto të shokëve gjatë festimit të një goli.

Liverpooli e mposhti Burnleyn 2:0 duke e vazhduar serinë fantastike të rezultateve në Premierligë. /Gazeta Olle