Përsëri dhunë në futbollin shqiptar, ndeshja mbyllet para kohe dhe lojtarët e të dy ekipeve përfundojnë në Stacion Policor (VIDEO)

Futbolli shqiptar po vazhdon të përballet me situata të rënda ku po vjen edhe deri te dhuna.

Ndeshja e sotme mes Shënkollit dhe Orikut është mbyllur para kohe dhe me ngjarje dhune, që këtë radhë kanë përfshirë futbollistët e të dy skuadrave.

Shkak është bërë kartoni i kuq i Kaçorrit në radhët e ekipet vendas. Situata ka degjeneruar në sherr mes lojtarëve të të dy skuadrave, me pjesëtarë të stolit të Shënkollit që hynë në fushën e lojës në ato momente.

Ngjarja e rëndë ka detyruar gjyqtarin e sfidës që të mbyllë para kohe takimin, që në minutën e 83-të. Por asgjë nuk ka mbaruar këtu, pasi protagonistët e sherrit nga të dy skuadrat priteshin nga forcat e rendit.

Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lezhës për t’u marrë në pyetje për atë që ndodhi në fushën e lojës. Në momentin e mbylljes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit, rezultati ishte 1-0 për ekipin e Orikut./PS/

Legjenda e Premierligës komplimenton portierin e Arsenal për super pritjet ndaj Leicesterit

Jorginho hyn në histori të Ligës Premier me golin e shënuar kundër Newcastle