Përplasje me kundërshtarin, ylli i Tiranës humb ndjenjat dhe të gjakosur e bartë ambulanca për në spital

Panik dhe ankth në sfidën e Kategorisë Superiore mes Egnatias dhe Tiranës në “Egnatia Arena”. Në minutën e 33-të të takimit pas një përplasjeje në fushë me futbollistin e vendasve, Ojediran Hmazat, Klevi Qefalija i Tiranës ka mbetur pa ndenja në fushë dhe i gjakosur. Futbollistët e të dyja skuadrave, të traumatizuar për atë që po u shihnin sytë, kërkuan menjëherë ndihmën e autoambulancës, për t’i dhënë ndihmën e duhur lojtarit të dëmtuar.

Të tronditur nga ngjarja, lojtarët (disa nuk mundën të përmbanin as lotët) e kishin të vështirë të rinisnin ndeshjes. As ndërhyrja e delegatit dhe vëzhguesit nuk i bindën dot futbollistët e Tiranës, derisa, pas 10 minutash,nga spitali i Rrogozhinës erdhi lajmi që Qefalia është përmendur.

Ndeshja rinisi në minutën e 43-të dhe kohën e humbur nga dëmtimi i futbollistit të Tiranës kryesori e rikuperoi duke akorduar 10 minuta shtesë. Sa i përket kronikës së ndeshjes, bardheblutë kishin kaluar në epërsi që në minutën e 14-të me gol të Sherif Kallakut.

Përfundojnë pjesët e para në Podujevë dhe Ferizaj

Prishtina mposht Llapin në Podujevë, Ferizaj ndal Dritën