Përplasi Rejën në tokë, ky është reagimi nga lojtari i Çekisë

Trajnerin e Kombëtares e ndoqi edhe ditën e djeshme në miqësoren ndaj Çekisë, tersi i rrëzimit. Kjo është hera e dytë që tekniku italian rrëzohet në dy ndeshjet e fundit, pas përplasjes nga kundërshtarët.

Ndaj Çekisë, ishte Vladimir Kufal, i cili e përplasi Rejën, me këtë të fundit që u rrëzua në tokë.

Për këtë foli edhe vetë lojtari çek, i cili u shpreh: “Edhe njëherë unë i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edi Rejës. E pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndaloja dot.”, u shpreh Kufal.


Kujtojmë se Shqipëria u mposht ditën e djeshme në miqësore nga Çekia me rezultatin 3-1./Panoramasport.al/