Përparim Islami: Jam në bisedime me Feronikelin, ditët e ardhshme vendimtare

Njëri ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në vendin tonë, Përparim Islami, me tre qershor në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit kishte pësuar një lëndim të rënd.

Islami kishte këputur ligamentet e këmbës së djathtë dhe meniskusin, duke u detyruar kështu ta lerë fushën e lojë për një kohë të gjatë dhe të pacaktuar.

Futbollisti llapjan me 6 qershor ishte shtruar në një spital privat, ku me sukses e kishte kryer operimin.

Që nga ajo kohe ai është duke u rikuperuar për tu rikthyer sa me i fortë në fushat e blerta.

27 vjeçari në një prononcim për Gazetën inFokus ka folur për fazën e rikuperimit, ofertat nga skuadrat vendore, si dhe ka treguar se klubi Feronikelit i ka qëndruar prapa pas lëndimit.

“Faza e rikuperimit po shkon mjaft mirë, jam duke punuar vazhdimisht që të rikthena edhe ma i fortë. Datën e saktë të rikthimit në fusha të blerta nuk e di, por jam afër mu rikthy. E rëndësishme është që jam duke punu shumë mirë dhe jam shumë afër rikthimit”, tha fillimisht Islami.

Ai ka treguar për inFokusin se të gjitha shpenzimet e operacionit i ka kryer klubi i Feronikelit.

“Po operacionin dhe obligimet mi kanë pagu klubi i Feronikelit dhe jam shumë falënderues ndaj tyre”, theksoi 27 vjeçari.

Mbrojtësi i djathtë ka deklaruar se ka oferta nga klubet vendor, derisa ka zbuluar se në bisedime është edhe me Feronikelin, klub me të cilin i ka skaduar kontrata.

“Kam oferta nga klubet, por momentalisht jam i përqendruar vetëm te lëndimi dhe pastaj vendosi se ku do të vazhdoj karrierën. Kontrata me Feronikelin me ka skaduar dhe për momentin jam lojtar i lirë, por edhe me Feronikelin jemi në bisedime dhe te shohim ditët në vijim. Shumë shpejt do të vendosi për të ardhmen time”, përfundoj Përparim Islami.

Islami me parë ka luajtur edhe për Hajvalinë, Hysin, Trepçën 89 dhe Prishtinën.