Përparim Hasani tregon se a lejohet me rregull që referët të kenë edhe punë tjetër

Sot, kemi mësuar edhe profesionet e dyta të gjyqtarëve, përcjellë Gazeta Olle.

Disa punojnë në arsim, të tjerë në ministri teksa ka edhe nga ata që kanë kafene, por edhe janë student.

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, ka thënë se asnjë problem me rregullore nuk ka nëse një gjyqtar bën edhe një punë të dytë.

Sipas tij, e rëndësishme është që gjyqtarët të jenë mirë fizikisht dhe t’i kalojnë testet e vendosura para fillimit të kampionatit.

“Për mua është me rendësi që gjyqtari të jetë i përgatitur mirë fizikisht dhe t’i kryejë testet me shumë sukses. Unë jam i kënaqur me punën e tyre që kanë bërë nëpër teste. Nuk ka asnjë telashe nëse kryejnë punë të tjera. Për ne me rendësi është që ai të jetë i përgatitur mirë dhe i përpiktë në punën e referimit. Jashtë këtij orari nuk ka asnjë problem të bëj punë tjetër”, ka deklaruar për “Zeri.info” Përparim Hasani.