Përparim Hasani i kundërpërgjigjet Muhedin Feratit

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani, iu është kundërpërgjigjur ish-gjyqtarit Muhedin Ferati, për deklaratat që ky i fundit i dha një ditë më herët për Gazetën Olle.

Hasani e konsideron prononcimin e Feratit të turpshëm, duke u shprehur i befasuar me atë se çfarë ka thënë ai.

“E kam lexuar deklaratën e Muhedinit dhe nuk më ka ardhur mirë që ka thënë ashtu sepse ai është zyrtar i federatës, është kontrollor. Ai duhet të jetë mesues për gjyqtarët e rinj. Më vjen marre që pikerisht ai flet ashtu”, tha Hasani për Gazetaolle.com.