“Perlë” nga 30 metra largësi, futbollistja shqiptare shënon gol që rrallë shihet edhe te meshkujt (Video)

Megi Doçi njihet si një nga lojtaret më të mira në Shqipëri, teksa vazhdon të shënojë pa ndërprerë me skuadrën e Vllaznisë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka realizuar plot 3 herë, në ndeshjen që Vllaznia triumfoi 10-0 ndaj Tirana AS.

Megjithatë nga të tret golat, njëri ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Pas një goditje dënimi, nga një distancë prej më shumë se 30 metrash, Doçi lëshon një predhë me të djathtën, e cila ndalet në trekëndëshin e portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portieres kundërshtare.

Një gol për kornizë ky, të cilin rrallë herë e shikojmë edhe në futbollin e meshkujve, shkruan Panoramasport.al