Përkundër përpjekjeve të mëdha, ndeshja Prishtina – Ferencvaros do të zhvillohet pa tifozë

Prishtina do të përballet me Ferencvarosin në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes dy skuadrave, pasi të parën gjiganti hungarez e fitoi me rezultat të thellë 3-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës, do të jetë nikoqir i hungarezëve të martën e 13 korrikut në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Por edhe ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi një gjë e tillë nuk është e mundur.

Ka qenë vet klubi i Prishtinës që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka konfirmuar se dueli me Ferencvarosin do të luhet pa tifozë.

“Ndeshja zhvillohet pa shikues me gjithë përpjekjen maksimale të klubit, një gjë e tillë është e pamundshme në këtë moment dhe në këto rrethana me rregulla të rrepta të pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e klubit bardhekaltër.

Skuadra e Zekirija Ramadanit do të tentojë të marrë një fitore ndaj gjigantit hungarez, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë fuqinë që ka skuadra kampione e Hungarisë.

/Gazeta Olle/

ZYRTARE: Ballkani prezanton talentin 21-vjeçar që ka luajtur në Portugali dhe Gjermani

Ballkani vazhdon përgatitjet jashtë Kosovës, në vendin me kushtet klimatike shumë të përshtatshme