Përkundër investimeve prej më shumë se 200 miliardësh, përsëri u ndalën dritat në Katar

Ndeshja ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës është ndërprerë për pak sekonda, pasi u ndalën dritat në stadium.

Projektorët në Stadium 974 në Doha papritmas pushuan së funksionuari, pikërisht në momentin që Selecao do të ekzekutonte një goditje nga këndi gjatë pjesës së parë.

Për fat të mirë, dritat u kthyen vetëm pas disa sekondash, ndërsa u shoqëruar me brohoritjet ironike nga turma.

Në arenën me 44.000 ulëse, dritat ishin fikur për rreth shtatë sekonda, ndërsa në atë periudhë ndriçimin e bënin vetëm reklamat.

Nuk mungoi reagimi i tifozëve në rrjetet sociale, të cilët u tallën me atë që ndodhi në stadium.

Ndryshe, ndeshja përfundoi me fitoren e Brazilit (1-0) që e siguroi pjesëmarrjen në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, derisa Zvicra do ta kërkojë kualifikimin në raundin e fundit përballë Serbisë.

Van Gaal: Nëse duam të jemi Kampion Bote na duhet ky futbollist

E konfirmon trajneri: Ka tensione mes lojtarëve të Kombëtares