Thomas Tuchel ka zbuluar se ai nuk do të qëndrojë tek Bayern Munichu përtej përfundimit të sezonit aktual.
Gjatë muajit shkurt Tuchel kishte njoftuar se do të largohet nga gjiganti gjerman në fund të asaj që kishte qenë një sezon zhgënjyes.
Për herë të parë në 11 sezonet e fundit, Bayerni nuk ishte shpallur kampion i Gjermanisë, dhe do ta përfundojë sezonin me asnjë trofe të fituar pasi u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.
Më herët gjatë kësaj jave raportime të ndryshme kishin pretenduar se Bayerni mund të marrë vendimin dramatik dhe ta mbajë Tuchelin në ekip pasi dështuan të gjejnë zëvendësuesin e tij.
🚨 BREAKING: Thomas Tuchel will NOT stay as Bayern manager, no change of mind.
“This is my last press conference as FC Bayern manager”.
“There were talks, but we didn’t reach an agreement… so the decision of February still stands”, Tuchel says. pic.twitter.com/nd8C35cLES
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 17, 2024
Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Zinedine Zidane që të tre kishin hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar bavarezëeve, ndërsa tani edhe Tuchel e ka refuzuar mundësinë që të qëndrojë.
“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp. Ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje kështu që vendimi i muajit shkurt qëndron ende”, ka thënë Tuchel.
Përveç tre emrave të lartpërmendur, drejtuesit e klubit bavarez kishin tentuar që të gjejnë një marrëveshje edhe me përzgjedhësin e Austrisë, Ralf Rangnick, por që ky i fundit kishte refuzuar në fund mundësinë e kalimit në Gjermani.