Xhiro e dytë në elitë u mbyll në Klinë, ku Drenica fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili nuk ishte i kënaqur me gjyqtarët në këtë ndeshje.
“Kemi ardhur për tri pikë në Klinë. E kemi ditur që do të jetë shumë e vështirë, por besoj që djemtë i kanë kryer të gjitha detyrat ashtu siç jemi marrë vesh. Pas rezultatit 0-1, referit i ka dal loja nga dora, u pa edhe tek goli i shënuar nga Dukagjini sepse nuk ishte korner. Mendoj që një refer i tillë në ndeshje të vështira siç janë të rëndësisishme për pikë nuk din të menaxhoj, u pa edhe sot kjo. Pavarësisht se fituam ndeshjen, referi nuk guxon të jetë akteri kryesor, por duhet ta kryej punën ashtu siç duhet”.
“Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një, nuk kemi asnjë objektiv. Objektivi do të vjen ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Lushtaku.
/Gazeta Olle/