Takimi midis përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe delegacionit të UEFA-s për organizimin e finales së “Konferencë Ligë” në stadiumin “Air Albania”.
Ky takim u zhvillua në Kryeministri, ku presidenti i FSHF, Armand Duka ka shoqëruar delegacionin e UEFA-s, i përbërë nga Rémi Decouacon, Thomas Perrot e Denis Bastari.
Në mbledhje u diskutua për disa çështje duke nisur që nga çështjet e mobilitetit që kanë të bëjnë me finalen e UEFA Europa Conference League në Tiranë, çështje të kapaciteteve akomoduese, transportin publik në tërësi përfshirë dhe atë Rinas-Tiranë e anasjelltas si dhe çështje të sigurisë.
Sipas FSHF-së, nga Presidenti Duka u konfirmua edhe një herë se të gjitha masat që janë duke u marrë dhe se synojnë garantimin e një eventi historik. Gjithashtu siguroi se për çdo problematikë kërkoi që autoritetet të japin çdo lloj garancie që ky event që nga momenti i parë e deri në largimin e vizitorit të fundit të jetë ekselent në organizim.