Përgatitja fizike, mjeshtëria e Besës, titulli…

Prishtina pësoi në fushën e saj nga Besa me rezultat 4:2.

Skuadra nga kryeqyteti, nuk ishte ne elementin e saj përballë ekipit nga Peja që tregoi lojë të shkëlqyer.

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, sqaroi pas ndeshjes se pse humbi skuadra e tij. “Me të vërtetë ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht e fortë dhe e hapur nga të dy palët me rezultat interesant dhe rikthime gjatë lojës. Ne kemi kërkuar edhe në pjesën e dytë, por po ndërlidhem me pjesën fizike se sa mundemi të qëndrojmë duke llogaritur përball një kundërshtari shumë të mirë dhe me shumë përvojë me shumë lojtarë cilësor të cilët e treguan edhe atë pjesën ku nga minuta e 60-të ne kemi rënë e ata e kanë shfrytëzuar hapësirat tona. Besa me mjeshtëri e ka shfrytëzuar çdo transferim të tyre, sepse kanë futbollistë cilësor dhe finalizuan edhe golin e katërt. Në përgjithësi, sot pamë futboll të mirë. E keqja është se tre-katër skuadra kemi tentuar të jemi në majë, por Feronikeli e ka merituar, sepse gjatë gjithë kohës nga fillimi deri në fund ka qenë në vend të parë dhe me plotë meritë është duke e mbyllur këtë kampionat”, ka thënë Rami Krasniqi për ‘prishtinafc.com’.