Përfundon xhiro e 17-të në dy grupet e Ligës së Parë: Rezultatet dhe renditja

Ka përfunduar xhiro e 17-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll në të dyjat grupet A dhe B.

Tri ndeshjet e fundit në dy grupet janë zhvilluar ditën e sotme dhe që të trija kanë përfunduar pa fitues.

Onix dhe Vëllaznimi kanë luajtur baras 1-1 në Grupin A, derisa Ulpiana – Ferizaj dhe Kika – Flamurtari u ndanë në paqe pranë rezultatit të njëjtë 0-0.

Malisheva ka mposhtur 5-2 Drenasin, derisa fitore ka marrë edhe pretendenti tjetër për tu inkuadruar në Superligë, Dukagjini i Klinës 1-0 ndaj Istogut.

Ndërkohë në Grupin B veçohet fitorja e thellë e 2 Korrikut ndaj Vllaznisë së Pozhoranit me rezultat 5-1.

Malisheva vazhdonkryesimin në Grupin A me 35 pikë të grubmulluara pas 17 ndeshjeve, derisa në Grupin B prinë Ulpiana që ka 28 pikë, sa edhe Vitia në vendin e dytë.

Rezultatet dhe tabela:

Grupi A:

Grupi B