Një tjetër largim ka ardhur nga Drita dhe më i madhi deri më tani.
Kapiteni i klubit, Ardian Limani edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me klubin gjilanas.
Gazeta Olle mëson se ka pasur një takim mes lojtarit dhe kryesisë së klubit, ku palët kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin.
29-vjeçari largohet nga Drita pas gjashtë viteve të kaluara si kapiten i klubit gjilanas.
Ai ka qenë pjesë e Dritës edhe nga sezoni 2013 deri më 2016.
Në total Limani ka bartur fanellën e Dritës në nëntë sezone duke qenë njëri nga futbollistët më jetëgjatë te klubi bardhekaltër.
Gjithnjë sipas burimeve të Gazetës Olle, e ardhmja e tij mund të jetë te gjiganti shqiptar Shkëndija e Tetovës pasi kuqezinjtë kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Gjithsesi Limani kërkohet edhe në Shqipëri me skuadrat si Tirana, Partizani dhe Vllaznia që kanë shprehur interesim për të. /Gazeta Olle/