Përfundon takimi mes palëve, Ardian Limani mund të quhet lojtar i ri i Prishtinës

Ardian Limani është rikthyer në futbollin kosovar pas gjashtë muajve të kaluara të Shkëndija e Tetovës.

Mbrojtësi gjilanas ndërpre bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës dhe ishte vërshuar nga ofertat.

Ballkani, Llapi dhe Prishtina ishin në garë për të, por gara është fituar nga kryeqytetasit.

Takimi mes palëve ka ndodhur sot dhe është arritur marrëveshja që Limani të nënshkruaj për skuadrën kryeqytetase.

Bëhet fjalë për një kontratë për 2,5 vite dhe me Limanin në skuadër Prishtina shton cilësitë në repartin defensivë.

Kujtojmë që që Limani është një nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë në dekadën e fundit ku ka luajtur për Dritën dhe Feronikelin. /Gazeta Olle/ 

Redon Ismaili prezantohet të premten te Partizani, të gjitha klubet që e kërkuan atë

Juventusi fiton me përmbysje dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë