Përfundon takimi i Gallianit me Ancelottin, vendoset nesër

Ka përfunduar takimi mes Adriano Gallianit dhe Carlo Ancelottit. Palët kanë qëndruar bashkë për një orë, nga 18:30 deri në 19:30, ku është diskutuar rikthimi i Ancelottit në shtëpinë e vjetër.

Sipas “Sky”, bisedimet nuk e kanë prodhuar ndonjë marrëveshje konkrete, pasi që Ancelotti e ka lënë takimin për shkak të një angazhimi familjar.

Palët do të takohen edhe një herë nesër rreth orës 12:00 ku ndoshta do të dalë vendimi përfundimtar, para se Ancelotti të fluturojë drejt Vancouverit për pushimet verore. /Gazeta Olle